Nafta ka shënuar një rënie të konsiderueshme sot në bursë teksa negociatorët ukrainas dhe ata rusë filluan një raund tjetër bisedimesh dhe pasi presidenti i Ukrainës u shpreh në fundjave se bisedimet me Moskën treguan disa shenja për t’u bërë më thelbësore.
Sot, çmimi i naftës bruto ka rënë me 5% ndërsa një fuçi kushton diçka më pak se 104$. Vetëm tri ditëmë parë fuçia ishte mbi 109 dollarë amerikanë.
Një tjetër faktor që ka çuar në rënien e çmimit, sipas analistëve të tregjeve, është edhe futja në karantinë e 17.5 milionë njerëzve në Shenzhen të Kinës, pas shpërthimit të Covid atje. Ky rajon tashmë është i bllokuar dhe udhëtimet nuk lejohen.
BREAKING: WTI crude oil now down 5%
— The Spectator Index (@spectatorindex) March 14, 2022
Sipas analistit Ole Hansen, karantinimi i këtyre banorëve ka sjellë uljen e çmimit pasi ka dhe një rënie kërkese nga miliona kinezë, javanews. Po ashtu, deklaratat optimiste të Volodymyr Zelenskyyt janë një tjetër faktor shpresëdhënës se luftës mund t’i vijë fundi shpejt.