Lajme
Bie çmimi i grurit pas marrëveshjes Ukrainë – Rusi për eksport
Demokracia
16:46 | 22 Korrik 2022

Share:

Pasi pala ukrainase dhe ajo ruse arritën marrëveshje për zhbllokimin e eksportit të grurit nga Ukraina, çmimi i këtij produkti ka rënë raporton BBC.

Lejimi i eksportimit të mbi 20 milionë ton grurë nga Ukraina, ka bërë që çmimi të bie për 2% sot.

Marrëveshja është nënshkruar në Stamboll dhe është ndërmjetësuar nga Turqia dhe OKB-ja.

Ukrainën e ka përfaqësuar ministri i Infrastrukturës, Oleksandr Kubrakov, ndërsa Rusinë, ministri i Mbrojtjes, Sergei Shoigu.

 

 

Të ngjashme