Lajme
Bideni flet për sulmin masiv në shkollë: Është koha që këtë dhimbje ta kthejmë në vepra
Demokracia
09:20 | 25 Maj 2022

Share:

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka folur pas sulmit masiv në një shkollë të Teksasit, ku u vranë 22 persona, përfshirë sulmuesin, duke thënë se është koha për të vepruar, duke iu referuar ashpërsimit të ligjeve për armëmbajtje.

“Është koha për ta kthyer këtë dhimbje në veprim. Për secilin prind, për secilin qytetar të këtij vendi. Duket ta bëjmë të qartë për secilin zyrtar të zgjedhur në këtë vend: është koha për të vepruar. Është koha për ata që i pengojnë ose i shtyjnë ose i kanë bllokuar ligjet e logjikshme për armët – na duhet t’ju tregojmë se nuk do të harrojmë”, tha ai.

“Kur u bëra president, pata shpresuar se nuk do të më duhej që ta bëja këtë, përsëri. Një masakër tjetër”, tha presidenti amerikan.

Të ngjashme