Lajme
Biden zhvillon bisedë telefonike me Zelenskyn, e dënon sulmin mbi Ukrainën
Demokracia
07:28 | 24 Shkurt 2022

Share:

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky.

Biden tha se e dënon sulmin rus mbi Ukrainën.

“Unë e dënova këtë sulm të paprovokuar dhe të pajustifikuar nga forcat ushtarake ruse. E informova atë për hapat që po ndërmarrim, duke përfshirë edhe Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”.

Zelensky i ka kërkuar Bidenit që t’ju bëjë thirrje liderëve të botës që të flasin qartë kundër agresionit flagrant të Presidentit Putin dhe të qëndrojnë me popullin e Ukrainës.

Të ngjashme