Lajme
Biden viziton Japoninë për herë të parë që nga fillimi i mandatit të tij
Demokracia
16:06 | 22 Maj 2022

Share:

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, mbërriti në Japoni, duke zbarkuar në bazën ushtarake amerikane në Yokota, në perëndim të Tokios.

Gjatë pjesës së dytë dhe të fundit të udhëtimit të tij në Azi, Biden, nesër do të pritet në pallatin perandorak nga perandori Naruhito dhe më pas do të takojë kryeministrin japonez Kishida.

Biden do të marrë pjesë edhe në samitin joformal të Kuadit, ku do të jetë i pranishëm edhe kryeministri indian Narendra Modi dhe homologu i tij australian, i zgjedhur së fundmi, Anthony Albanese.

Kjo është vizita e parë e tij në Japoni që nga fillimi i mandatit të Presidentit.

Të ngjashme