Lajme
Biden: Trump nuk duhet të ketë qasje në informacionet e inteligjencës
Demokracia
11:13 | 06 Shkurt 2021

Share:

Ish presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, nuk do të ketë akses në informacionet e inteligjencës.

Këtë e ka bërë të ditur pasardhësi i tij, Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden.

Biden ka thënë se “sjellja e çrregullt” e Trump-it është arsyeja pse atij duhet t’i refuzohet qasja në çështjet e sigurisë së vendit, shkruajnë mediat e huaja përcjell Demokracia.com

“Unë nuk mendoj se është e nevojshe që ai të ketë qasje në informacionet e inteligjencës,” ka thënë Biden.

Kujtojmë se jo është hera e parë që një ish president përjashtohet nga tradita e dhënies së aksesit të vazhdueshëm në infromacion./Demokracia.com

Të ngjashme