Lajme
Biden thotë se Putini është “kasap”
Demokracia
16:20 | 26 Mars 2022

Share:

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, e quajti presidentin rus Vladimir Putin një “kasap”, pas vizitës që pati me refugjatët ukrainas në Varshavë të Polonisë të shtunën.

I pyetur nga gazetarët se çfarë e bëri të mendojë atë duke parët refugjatët, Bideni u përgjigj: “Putini është një kasap” shkruan CNN, transmeton Demokracia.com.

Në takim, Bideni tregoi se si kishte qenë në vende të tilla në jetën e tij, por ka thënë se ishte gjithmonë i befasua nga forca e shpirtit njerëzor.

“Është e pabesueshme, është e pabesueshme. Shih të gjithë ata fëmijë të vegjël. Thjesht dua t’i përqafoj, thjesht dua t’i falënderoj. Dua të them, thjesht të bën shumë krenarë”, deklaroi Biden.

Ai shtoi: “Secili nga ata fëmijë tha diçka me kuptimin: “Thuaj një lutje për babin tim, gjyshin tim ose vëllain tim që është kthyer atje duke luftuar”./Demokracia.com/

Të ngjashme