Lajme
Biden thotë se ka shpresa për negociatat për lirimin e pengjeve
Demokracia
23:34 | 13 Nëntor 2023

Share:

Në komentet e tij të shkurtra për gazetarët në Zyrën Ovale më parë, Joe Biden tha se një përpjekje është duke u bërë për të siguruar lirimin e pengjeve të mbajtur në Gaza.

“Edhe kjo është duke u negociuar. Katarianët janë të angazhuar dhe kështu unë mbetem disi me shpresë”, tha presidenti amerikan.

Gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA, Jake Sullivan tha se lirimi i tyre është një prioritet për Biden dhe ndihmësit e tij të lartë.

“Ne të gjithë kemi folur me familjet e qytetarëve amerikanë që mbahen peng nga Hamasi dhe e kemi ngritur këtë çështje me të gjithë homologët tanë. Ky mbetet një prioritet kryesor për n”, tha Sullivan.

Më herët se zëdhënësi i Hamasit Abu Obaida akuzoi Izraelin për prishjen e përpjekjeve për një shkëmbim të burgosurish të ndërmjetësuar nga Katari.

 

Të ngjashme