Lajme
Biden: Sulmi ndaj civilëve në stacion është një masakër e tmerrshme e kryer nga rusët
Demokracia
22:06 | 08 Prill 2022

Share:

Sulmi me raketë i mëngjesit të sotëm në stacionin hekurudhor Kramatorsk në Ukrainë, ku mbetën të vrarë 50 civilë, u dënua ashpër nga presidenti amerikan Joe Biden, transmeton Demokracia.com.

“Sulmi në stacionin hekurudhor të Ukrainës është një tjetër masakër e tmerrshme e kryer nga rusët. Ata sulmuan civilët që po përpiqeshin të evakuoheshin dhe të arrinin në siguri,” postoi Biden në Twitter.

Të ngjashme