Presidenti i shteteve të bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka shpallur katastrofë të madhe situatën në Oklahoma për shkak të motit të vështirë.
Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden përmes deklaratës për shpalljen e katastrofës së madhe, ka hapur fonde shtesë për disa qarqe, shkruan The Hill, përcjell Demokracia.com
Sipas Agjencisë Federale të Menaxhimit të Emergjencave (FEMA), individët dhe bizneset mund të marrin grante për strehim të përkohshëm ose riparime, kredi me kosto të ulët për t’i mbuluar dëmet.
Kujtojmë se stuhitë vdekjeprurëse të dimrit lanë dhjetëra të vdekur, miliona banorë pa energji, dhe me mungesë të ujit.
Biden përveç Oklahoma-së ka miratuar deklaratën e fatkeqësisë së madhe edhe për Texas-in dhe ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në Luiziana./Demokracia.com
LEXO edhe:
Biden pritet të shpallë “katastrofë të madhe” gjendjen në Texas