Presidenti amerikan Joe Biden ka njoftuar një paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën. Ai thotë se Shtëpia e Bardhë po ofron “ndihmë të paprecedentë” me vlerë rreth 800 milionë dollarë, duke përfshirë furnizimin me dronë dhe sisteme kundërajrore me rreze të gjatë dhe municionet e nevojshme, transmeton Demokracia.com.
“Kjo paketë e re do të ofrojë ndihmë të paprecedentë për Ukrainën”, tha Biden.
“Kjo përfshin 800 sisteme kundërajrore që ushtria ukrainase mund të ndalojë aeroplanët dhe helikopterët që sulmojnë njerëzit e tyre dhe të mbrojë hapësirën ajrore të Ukrainës”, tha tutje Biden.
Shtetet e Bashkuara dërgojnë gjithashtu mortaja, automjete të blinduara, armë antitank dhe municione. /Demokracia.com/