Presidenti i SHBA-së, Joe Biden tha se presidenti rus Vladimir Putin nuk do të jetë kurrë i suksesshëm në pushtimin e gjithë Ukrainës, raporton CNN.
“Putini duket i vendosur ta vazhdojë rrugën e tij vrastare pa marrë parasysh koston”, tha Biden në Shtëpinë e Bardhë.
Biden e lavdëroi gjithashtu popullin ukrainas për rezistencën në luftë.
“Ata e kanë frymëzuar botën me trimërinë e tyre, patriotizmin e tyre, vendosmërinë e tyre sfiduese për të jetuar të lirë. Lufta e Putinit ka shkaktuar një vuajtje të madhe dhe humbje të panevojshme të jetës së grave, fëmijëve, të gjithëve në Ukrainë – si në Ukrainë ashtu edhe.. mund të shtoj, rusët”, tha ai.