Lajme
Biden: Putin “nuk ka rrugëdalje” nga lufta në Ukrainë
Demokracia
13:19 | 10 Maj 2022

Share:

Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se është i shqetësuar që Vladimir Putin, nuk ka një strategji daljeje nga lufta në Ukrainë.

Biden tha se ai “po përpiqej të kuptonte se çfarë bëjmë ne për këtë”.

Duke folur në një mbledhje fondesh politike në një periferi të Uashingtonit, Biden tha se Putini kishte besuar gabimisht se pushtimi i Ukrainës do të shpërbënte NATO-n dhe do të shpërbënte Bashkimin Evropian.

Në vend të kësaj, ShBA dhe shumë vende evropiane u mblodhën në anën e Ukrainës dhe sulmi i Rusisë ndaj Kievit u mund në mars nga rezistenca e fortë ukrainase.

Biden tha se Putini është një njeri shumë llogaritës dhe problemi për të cilin ai shqetësohet është se udhëheqësi rus “nuk ka rrugëdalje tani dhe unë po përpiqem të kuptoj se çfarë bëjmë ne për këtë”.

Të ngjashme