Lajme
Biden publikon foto nga Samiti i NATO-s| Edi Rama në rreshtin e parë të liderëve botërorë
Demokracia
22:40 | 29 Qershor 2022

Share:

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka publikuar një fotografi nga Samiti i NATO-s që po mbahet në Madrid.

Biden në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se NATO tani është shumë e nevojshme, përcjell Demokracia.com.

“Në një moment kur Putini ka shkatërruar paqen në Evropë dhe ka sulmuar vetë parimet e rendit të bazuar në rregulla, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë po rriten për të mbështetur Ukrainën dhe për të forcuar mbrojtjen tonë”, ka shkruar Biden.

Në fotografi shihet edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, që protokolli zyrtar e ka vendosur në rreshtin e parë krahas liderëve të tjerë botërorë, përcjell Demokracia.com.

Rama është rreshtuar menjëherë përkrah nikoqirit në Madrit të këtij samiti, kryeministrit spanjoll, derisa Biden përkrah sekretarit të NATO-s në anën tjetër.

Sot gjatë qëndrimit në Samitin e NATO-s, Rama kërkoi që Kosova të ftohet menjëherë në mekanizmin e Partneritetit për Paqe.

Ai po ashtu ka kërkuar nga vendet e NATO-s që nuk e njohin Kosovën, që ta bëjnë atë sa më shpejt./Demokracia.com/

Të ngjashme