Presidenti Biden pritet të zbatojë një “plan të fuqishëm për të ndaluar përhapjen e variantit delta dhe për të rritur vaksinimet kundër Covid-19” të enjten, tha Shtëpia e Bardhë.
Biden pritet të nënshkruajë sot një urdhër që kërkon që të gjithë punonjësit federalë duhet të vaksinohen, që do të thotë se ata nuk do të kenë mundësi të paraqesin test negativ për të punuar.
Biden gjithashtu planifikon të bëjë thirrje për një samit global, që do të mbahet gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB -së më vonë këtë muaj, për t’iu përgjigjur krizës së koronavirusit dhe për të rritur furnizimin me vaksina në vendet në zhvillim.
Presioni mbi Biden po rritet ndërsa perspektiva e shëndetit publik përkeqësohet.
Mesatarja shtatë-ditore e vdekjeve nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara ishte 1,524 që nga e mërkura, krahasuar me 509 një muaj më parë. /Demokracia.com/