Lajme
Biden planifikon të blejë 200 milionë doza të tjera të vaksinave kundër COVID-19
Demokracia
11:32 | 27 Janar 2021

Share:

Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden të martën ka njoftuar se administrata e tij po punon me prodhuesit e vaksinave kundër koronavirusit,  për të blerë 200 milionë doza të tjera që pritet të arrijnë gjatë verës, duke rritur totalin në 600 milionë dhe duke siguruar që gati çdo amerikan të marrë vaksinën Pfizer dhe Moderna.

Biden gjithashtu tha se Qeveria Federale do të rrisë numrin e dozave të cilat do të dërgohen në shtetet e Amerikës nga 8.6 milionë doza në javë në 10 milionë dhe do të fillojë t’i njoftojë shtetet tre javë më parë se sa doza do të marrin.

“Ne të dy do të rrisim furnizimin në një periudhë afatshkurtër me më shumë se 15% dhe do t’u japim shteteve tona dhe partnerëve lokalë më shumë siguri se kur do të mbërrijnë dërgesat. Këto dy hapa do të ndihmojnë në rritjen e perspektivave tona të “goditjes” ose “tejkalimit” të situatës”, tha Biden.

PHOTO: A pharmacy technician prepares a dose of the COVID-19 Pfizer vaccine to be administered to a patient at Harbor-UCLA Medical Center amid a surge of coronavirus patients on Jan. 21, 2021, in Torrance, Calif.

Biden shtoi se “me dëshirën e Zotit” do të lejojë miliona njerëz më shumë të vaksinohen më herët sesa parashikohej.

“Kjo do të lejojë miliona më shumë amerikanë të vaksinohen më shpejt sesa ishte parashikuar më parë. Megjithatë, kemi një rrugë të gjatë për të bërë,” tha ai.

Nën Presidentin Donald Trump, Qeveria e SHBA-së kishte rënë dakord të blinte 200 milion doza nga Pfizer dhe 200 milion nga Moderna, të cilat u dorëzuan në korrik.

PHOTO: Boxes containing the Moderna COVID-19 vaccine are prepared to be shipped at the McKesson distribution center in Olive Branch, Miss., Dec. 20, 2020.

Ndërsa FDA (Food and Drug Administration) nuk ka nënshkruar dhënien e asnjërës prej vaksinave COVID-19 për fëmijët.

Vaksina Pfizer është e autorizuar tek personat e moshës 16 vjeç, ndërsa Moderna është e autorizuar për ata mbi 18 vjeç.

Një zyrtar i lartë i administratës ka thënë se maska është mbrojtja më e mirë kundër COVID-19.

“Në muajt e ardhshëm, maskat – jo vaksinat – janë mbrojtja më e mirë kundër COVID-19. Ekspertët thonë se mbajtja e maskave nga tani vetëm deri në Prill do të shpëtonte 50,000 jetë të cilët përndryshe do të vdesin nëse nuk i mbajmë këto maska”, tha ai./Demokracia.com

Të ngjashme