Lajme
Biden për herë të parë i përshkruan veprimet ruse në Ukrainë si gjenocid
Demokracia
00:00 | 13 Prill 2022

Share:

Presidenti amerikan, Joe Biden ka shkuar një hap më tej në retorikën e tij, duke iu referuar veprimet e Rusisë si “gjenocid” për herë të parë.

Biden këtë koment e bëri gjatë një fjalimi në Iowa për luftimin e inflacionit të lartë, shkruan Skyneës.

“Buxheti juaj familjar, aftësia juaj për të mbushur rezervuarin tuaj, asnjëra prej tyre nuk duhet të varet nga fakti nëse një diktator shpall luftë dhe kryen gjenocid gjysmë bote larg,” tha ai.

Presidenti amerikan kishte refuzuar më parë të përdorte fjalën “gjenocid” për të përshkruar veprimet e Rusisë.

I pyetur javën e kaluar nëse ai mendonte se masakra e dukshme e civilëve në Bucha ishte gjenocid, ai tha: “Jo, mendoj se është një krim lufte”.

Biden e ka përshkruar më parë Vladimir Putinin e Rusisë si një “kriminel lufte”, transmeton Klankosova.tv.

Të ngjashme
Lajme • 31 Maj 2024