Lajme
Biden paralajmëron se përplasja e drejtpërdrejtë NATO-Rusi do të shkaktonte “Luftën e Tretë Botërore”
Demokracia
20:17 | 11 Mars 2022

Share:

Presidenti amerikan, Joe Biden edhe një herë ka bërë të qartë se SHBA do të mbrojë çdo centimetër të territorit të NATO-s.

“Dua të jem i qartë: ne do të mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s me fuqinë e plotë të një NATO-je të bashkuar dhe të galvanizuar”, ka shkruar fillimisht Biden në Facebook.

Megjithatë, siç ka thënë ai, “ne nuk do të luftojmë kundër Rusisë në Ukrainë”.

Sidoqoftë, presidenti Joe Biden paralajmëroi të premten se Rusia do të paguajë një “çmim të rëndë” nëse vendi përdor armë kimike në Ukrainë.

“Unë nuk do të flas për inteligjencën, por Rusia do të paguajë një çmim të rëndë nëse përdorin kimikate”, ka thënë Biden për CNN pas komenteve që njoftuan lëvizje të mëtejshme ekonomike kundër Rusisë.

Ndryshe, Shtëpia e Bardhë, veçanërisht sekretarja e shtypit Jen Psaki, ka paralajmëruar se armët mund të përdoren në konflikt.

Të ngjashme