Lajme
Biden para Departamentit të Shtetit: Amerika është kthyer, diplomacia është kthyer
Demokracia
20:17 | 04 Shkurt 2021

Share:

Presidenti amerikan, Joe Biden pak më parë i është drejtuar Departamentit të Shtetit, ku pritet të zhvillojë takime lidhur me qasjen e SHBA-së në politikën e jashtme.

Në fjalimin e tij para diplomatëve amerikanë, Biden ka thënë se diplomacia është qendra e gjithë asaj që ai po mendon të bëj, përcjell Demokracia.com.

“Edhe nëse jeni pjesë e një klase të re, apo keni punuar për dekada të tëra, suksesi juaj varet nga pjesa jonë e vogël tek ju. Amerika është kthyer, diplomacia është kthyer, ju jeni qendra e gjithë asaj që unë mendoj ta bëj, ju jeni zemra e asaj.”, ka thënë ai.

Tutje, Biden ka thënë se nën administratën e tij, SHBA do t’i rindërtojë aleancat e saj.

“Ne do t’i rindërtojmë aleancat tona, do ta riangazhojmë botën, duke u përballur me pandeminë, me ngrohjen globale, duke kontribuar në demokraci. Nën administratën tonë ju do të jeni të besuar dhe të plotfuqishëm për të bërë punën tuaj.”, ka thënë ai.

Ndryshe, Biden pritet që tutje të flas më shumë rreth politikave të jashtme, transmeton Demokracia.com.

Sipas mediave të huaja, një çështje që mund të adresohet sot është edhe rishikimi i procedurave të vetingut për refugjatët.

Vlen të theksohet se Biden planifikoi se që të rrisë numrin e refugjatëve në Shtetet e Bashkuara, për tetë herë më shumë se sa që ishte gjatë administratës së Donald Trumpit.

Trump uli në mënyrë drastike numrin e pranimeve të refugjatëve në vetëm 15 mijë para se të linte detyrën, ndërsa plani i Biden është që ta rrisë atë numër në 125 mijë.

Kujtojmë se Joe Biden është inauguruar më 20 janar si president i SHBA-së dhe derisa tani ai ka marrë disa vendime për të shfuqizuar politikat e ish-presidentit, Donald Trump./Demokracia.com/

Të ngjashme