Lajme
Biden nuk pranoi të vizitonte lokacione të sigurta në Ukrainë, por dëshiroi të ishte sa më afër fushëbetejave
Demokracia
17:46 | 20 Shkurt 2023

Share:

Joe Biden ka qëndruar për pesë orë në kryeqytetin ukrainas të Kievit, megjithëse po vazhdon pushtimi rus.

Presidenti amerikan, Biden ka vizituar paparalajmërim shtetin ukrainas duke u takuar me liderin e këtij vendi, Volodymyr Zelensky.

Burimet e BBC-së thotë se liderit amerikan i janë sugjeruar lokacione të tjera, duke përfshirë qytetin perëndimor të Lvivit, i cili është më i sigurt dhe më të lehtë për t’u arritur.

Por, ai bëri një udhëtim 10-orësh me tren drejt kryeqytetit për të dërguar një mesazh më të fuqishëm për pushtuesit rus.

I pari i shtetit amerikan ka premtuar një ndihmë prej 500 milionë dollarësh dhe vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Rusisë.

Ndryshe, Biden është një prej shumë liderëve botëror që ka vizituar gjatë luftës Ukrainën, ku më parë ishte edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Të ngjashme