Lajme
Biden: Në nderim të Albright, urdhëroj uljen në gjysmështizë të flamurit amerikan deri më 27 mars
Demokracia
17:32 | 24 Mars 2022

Share:

Presidenti amerikan, Joe Biden ka urdhëruar uljen e flamurit në gjysmështizë në nderim të ish-sekretares së Shtetit, Madeleine Albright, e cila vdiq të mërkurën në moshën 84 vjeçare.

Kjo është bërë e ditur përmes një deklarate të publikuar në faqen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë, ku thuhet se flamuri duhet të ulet në gjysmështizë në Shtëpinë e Bardhë dhe në të gjitha institucionet publike, përcjell Demokracia.com.

Urdhri është në fuqi deri në perëndim të diellit më 27 mars 2022.

“Në shenjë respekti për ish-Sekretaren e Shtetit, Madeleine Korbel Albright dhe jetën e saj në shërbim të kombit tonë, unë urdhëroj me anë të autoritetit që më jepet si President i Shteteve të Bashkuara nga Kushtetuta dhe ligjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës , që flamuri i Shteteve të Bashkuara të jetë në gjysmë shtizë në Shtëpinë e Bardhë dhe në të gjitha ndërtesat dhe mjediset publike, në të gjitha postet ushtarake dhe stacionet detare dhe në të gjitha anijet detare të Qeverisë Federale në Distriktin e Kolumbisë dhe në të gjithë Shtetet e Bashkuara dhe territoret dhe zotërimet e saj deri në perëndim të diellit më 27 mars 2022. Unë gjithashtu udhëzoj që flamuri do të valëvitet në gjysmë shtizë për të njëjtën kohë në të gjitha ambasadat, legatat, zyrat konsullore dhe objektet e tjera të Shteteve të Bashkuara jashtë vendit, duke përfshirë të gjitha objektet ushtarake dhe anijet dhe stacionet detare”, ka thënë ai.

Albright në kohën sa ka qenë sekretare e SHBA-së, ka qenë faktor kryesor për bombardimin e NATO-s kundër Serbisë, përcjell Demokracia.com.

Ajo ka luajtur një rol kyç edhe në bisedimet e Rambujesë. Ish-sekretarja amerikane, edhe pas pensionimit nga politika, ka vazhduar mbështetjen për shtetit e Kosovës.

Në vitin 2019, Albright kishte vizituar Kosovën në një pritje të organizuar nga presidenti i atëhershëm, Hashim Thaçi, ku ishte zbuluar edhe statuja e saj në Prishtinë./Demokracia.com/

Të ngjashme