Lajme
Biden mban takimin e parë të huaj, me Justin Trudeau të Kanadasë
Demokracia
07:59 | 24 Shkurt 2021

Share:

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka biseduar me kryeministrin kanadez ,Justin Trudeau, në takimin e tij të parë bilateral me një udhëheqës të huaj që nga marrja e detyrës.

Të dy udhëheqësit theksuan se prioritet e politikës së ndërsjellë janë ndryshimet klimatike dhe Kina, përfshirë lirimin e dy kanadezëve të mbajtur atje, raportojnë mediat e huaja, përcjell Demokracia.

“Qeniet njerëzore nuk janë për këmbim-shkëmbim”, tha Biden.

Kanadaja është shpesh vendi që presidentët amerikanë zgjedhin për të bërë udhëtimin e parë jashtë, por COVID-19 shkatërroi planet e Biden. Në vend të kësaj, takimi u mbajt në distancë./Demokracia

Të ngjashme