Në urimin që Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, i ka dërguar homologut të tij në Serbi, Aleksandër Vuçiq, me rastin e Ditës së Shtetësisë së Serbisë, Biden ka shprehur përkrahjen e SHBA-së për arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën, e që përqendrohet në “njohjen e ndërsjellë”.
Urimi është dërguar nga Shtëpia e Bardhë dhe është e hera e parë që një letër, në shikim të parë krejt protokollare, flet për njohjen e Kosovës nga Serbia.
Në urim thuhet edhe se “në emër të popullit amerikan, ju dërgoj urimet më të sinqerta, juve dhe bashkëqytetarëve tuaj, për nder të Ditës së shtetësisë së Serbisë”.
Serbia shënon Ditën e shtetësisë me 15 shkurt.
Më poshtë mund ta lexoni urimin e plotë të Presidentit Biden./Demokracia