Lajme
Biden: I dërgova 12 mijë ushtarë në kufijtë rusë për të mbrojtur çdo pëllëmbë të NATO-s
Demokracia
22:47 | 11 Mars 2022

Share:

Presidenti amerikan, Joe Biden, njoftoi për dërgimin e 12,000 ushtarëve amerikanë në kufijtë rusë.

“Ne do të mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s… Kjo është arsyeja pse dërgova 12,000 ushtarë në kufijtë me Rusinë, në Letoni, Estoni, Rumani e kështu me radhë”, citohet Biden në RIA Novosti, transmeton Demokracia.com.

Biden theksoi gjithashtu se Shtetet e Bashkuara nuk synojnë të hyjnë në një konflikt të armatosur me Rusinë në Ukrainë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha më herët se ngjarjet në Ukrainë nuk duhet të përshkallëzohen në një luftë aleate me Rusinë. /Demokracia.com/

Të ngjashme