Lajme
Biden emëron sekretare të re të shtypit në Shtëpinë e Bardhë
Demokracia
23:25 | 05 Maj 2022

Share:

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Joe Biden ka emëruar Karine Jean-Pierre sekretare të re të shtypit, pasi Jen Psaki do të largohet nga detyra javën e ardhshme.

Jean-Pierre do të bëhet personi i parë me ngjyrë që e mban këtë pozitë, shkruan CNN, transmeton Demokracia.com.

Ajo aktualisht shërben si zëvendëssekretari kryesor i shtypit i Shtëpisë së Bardhë.

“Karine jo vetëm që sjell përvojën, talentin dhe integritetin e nevojshëm për këtë punë të vështirë, por ajo do të vazhdojë të udhëheqë rrugën në komunikimin për punën e administratës Biden-Harris në emër të popullit amerikan,” tha Biden në një deklaratë.

Biden tha më tej se “Jen Psaki ka vendosur standardin për kthimin e mirësjelljes, respektit dhe dekorimit në Sallën e Konferencave të Shtëpisë së Bardhë”.

Jean-Pierre do të fillojë punën zyrtarisht më 13 maj. /Demokracia.com/

Të ngjashme