Lajme
Biden e Von der Leyen diskutuan për Kosovën e Serbinë, Maliqi: Kemi hyrë në fazë serioze
Demokracia
09:01 | 11 Mars 2023

Share:

Analisti politik Agon Maliqi ka komentuar takimin e presidentit të SHBA-së, Joe Biden dhe presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, të cilët kanë diskuatuar edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Maliqi në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se fakti që kjo çështje ka qenë në agjendë në një nivel kaq të lartë në diskutimet mes SHBA dhe BE, sipas tij, Kosova ka hyrë në një fazë serioze.

“Biden dhe Von der Leyen paskan diskutuar sonte mes tjerash edhe për dialogun Kosovë-Serbi. Fakti që kjo çështje ka qenë në agjendë në një nivel kaq të lartë në diskutimet mes SHBA dhe BE tregon se kemi hyrë në një fazë serioze”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Biden dhe Von der Leyen paskan diskutuar sonte mes tjerash edhe për dialogun Kosovë-Serbi. Fakti që kjo çështje ka qenë në agjendë në një nivel kaq të lartë në diskutimet mes SHBA dhe BE tregon se kemi hyrë në një fazë serioze.

Kërkoj falje që po ju ndërhy me kësi tema të parëndësishme kur gjaku i popullit po vlon me Big Brother.

Të ngjashme