Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, është takuar me zyrtarë të lartë në kabinetin e tij, duke përfshirë Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken, për të diskutuar për situatën në Lindjen e Mesme.
Shtëpia e Bardhë bëri me dije se Biden do të flasë me aleatët e ngushtë për zhvillimet e fundit.
“Ai udhëzoi ekipin e tij që të ndjekë koordinimin me Izraelin për të gjitha aspektet e krizës dhe të vazhdojë punën e tyre me partnerët rajonalë për të paralajmëruar këdo që mund të kërkojë të përfitojë në këtë situatë”, thanë nga Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.