Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, të shtunën nuk ka rënë dakord me Arabinë Saudite në diskutimet e tyre në një samit dypalësh rreth vrasjes së gazetarit, Jamal Khashoggi, në vitin 20018, një pikë kryesore e mosmarrëveshjeve midis dy vendeve.
Agjencia e inteligjencës amerikane beson se princi i kurorës në Arabinë Saudite, Mohammed bin Salman, e ka urdhëruar vrasjen e gazetarit. Sundimtari saudit e mohon këtë akuzë. Pas vizitës së tij të parë si president në Lindjen e Mesme, Biden u ka thënë gazetarëve sapo ka arritur në ShBA se princi Mohammed bin Salman e kishte dëgjuar deklaratën e presidentit amerikan për Khashoggin, gjë që e kishte mohuar ministri i Jashtëm saudit.
I pyetur nëse ministri i Arabisë Saudite, Adel al-Jubeir, po tregonte të vërtetën për diskutimin e Bidenit dhe princit të kurorës, presidenti amerikan tha “Jo”.
Jubeir tha se princi Mohammed bin Salman, i kishte thënë Bidenit se mbretëria kishte vepruar për të parandaluar përsëritjen e gabimeve si vrasja e Khashoggit dhe se Shtetet e Bashkuara gjithashtu kishin bërë gabime.
Ministri tha për Fox Neës të shtunën se ai “nuk e dëgjoi atë frazë të veçantë” nga Biden duke fajësuar princin e kurorës, shkruan Reuters. /Kk