Lajme
Biden dëshpëron ukrainasit: Nuk dërgojmë sisteme raketore që mund të mbërrijnë deri në Rusi
Demokracia
16:45 | 30 Maj 2022

Share:

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka konfirmuar sot se Shtetet e Bashkuara nuk planifikojnë të dërgojnë sisteme raketore në Ukrainë që mund të arrijnë deri në Rusi, shkruan Sky News, përcjell Periskopi.

Shtetet e Bashkuara i kanë dërguar Ukrainës ndihma të konsiderueshme ushtarake qysh kur Rusia nisi pushtimin e vendit me 24 shkurt.

Raportimet e fundit thonin se administrata Biden po përgatitej t’i dërgonte sistemet e avancuara raketore me rreze të gjatë drejt Kievit.

Megjithatë, Biden i mohoi sot këto raportime.

Të ngjashme