Lajme
Biçiklistët që vizituan ish krerët e UÇK-së në Hagë pas udhëtimit 20 ditor fascinuan edhe punëtorin e Gjykatës Speciale
Demokracia
15:39 | 22 Shtator 2022

Share:

Prej 31 gushtit, një arsimtar dhe një qytetar tjetër bënë një udhëtim shumë të gjatë mbi 20-ditor për të vizituar ish krerët e UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020. Qysh ia dolën?

Arsimtari (ose ish arsimtari) është Blerim Peja ndërsa qytetari tjetër është Ibrahim Shabi. Të dy ishin të veshur me disa xhaketa të verdheme, me një logo të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) të vënë mbi të.

Ata morën rrugë me biçikletat e tyre qysh para 23 ditësh, edhe pse duken në moshë të shtyrë.

Të dy në Facebook kanë shkruar se janë nga Peja, dhe nuk janë pjesë e jetës publike në Kosovë. Gjatë rrugës së gjatë, ata thonë se janë takuar edhe me shumë e shumë qytetarë tjerë shqiptarë.

Në Hagë, ata ishin takuar me ish krerët e luftës çlirimtare.

“Pas takimit me çlirimtarë,” – kishte përshkruar fotografinë e tij z. Peja, derisa shihet me shokun e tij pranë objektit të famshëm në Hagë.

Madje, dyshja e biçiklestëve të moshuar edhe ishin inçizuar për një video nga një punëtor në Qendrën e Paraburgimit në Hagë./nacionale/

Të ngjashme