ShowBiz
Bianca Censori shfaqet pothuajse nudo në transmetimin e çuditshëm të Kanye West
Demokracia
18:35 | 03 Maj 2025

Share:

Bianca Censori befasoi fansat me një paraqitje pothuajse lakuriq në transmetimin live të Kanye West, vetëm pak pasi reperi ngjalli spekulime se mund të jetë deklaruar si homoseksual.

Arkitektja 30-vjeçare ishte veshur me një kostum transparent që nuk linte vend për imagjinatë, ndërsa shoqëronte Kanyen në një video virale.

Ky ishte një nga shfaqjet e rralla publike të çiftit pas thashethemeve për ndarje. Ribashkimi vjen mes tensioneve për kujdestarinë e fëmijëve të Kanye me ish-bashkëshorten Kim Kardashian, si dhe akuzave të reja ndaj West për komente kontradiktore dhe sjellje kontroverse, shkruan DailyMail.

Në të njëjtin transmetim, West thuajse pranoi hapur se është homoseksual, por disa fansa spekulojnë se ai mund të ketë thënë “Unë jam Ye” dhe jo “Unë jam gej”.

Ky episod pason një varg deklaratash provokuese nga West, përfshirë pretendime për marrëdhënie të dyshimta me një kushëri, si dhe postime antisemitike.

Kanye është pezulluar sërish nga Twitch dhe faqja e tij e shitjeve u mbyll pas përhapjes së një bluze me svastikë, që shkaktoi reagime të ashpra nga publiku dhe organizatat kundër urrejtjes.

Të ngjashme