Lajme
Bezeraj: Rektorin Sahiti e shkarkuam me vendim prej 10 faqesh të gjetura
Demokracia
20:47 | 27 Tetor 2022

Share:

Selim Bezeraj, anëtar i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës, ka thënë se janë gjetur shumë keqpërdorime për shkarkimin e ish-rektorit të Universitetit të Prishtinës, Naser Sahiti.

Bezeraj, i cili akuzohet që e ka plagjiat temën e doktoratës nga organizata për cilësi në arsim ORCA, shkarkimin e Sahitit e justifikuar me dendësinë e vendimit, që sipas tij, ishte 10 faqe i gjatë.

“Nuk ka një vendim për shkarkimin e rektorit të UP-së me 10 faqe. Kemi 10 faqe të gjetura me keqpërdorime”, ka thënë ai në emisionin Pressing të T7.

Bezeraj ka thënë se nuk do të merret me akuzat e organizatës ORCA për plagjiat, duke thënë se ajo nuk është kompetente, e as drejtuesi i saj, Rron Gjinovci.

“OJQ-ja, argumentet e shpifura të tyre… kemi të bëjmë me një person që është ende i padiplomuar. Nuk merrem me njerëz që nuk janë kompetent. U besoj forumeve dhe njerëzve kompetente, që janë të thirrur për të dhënë vlerësim”, ka thënë Bezeraj.

Të ngjashme