ShowBiz
Beyoncé pranë statusit të miliarderes
Demokracia
10:48 | 14 Dhjetor 2023

Share:

Këngëtarja me famë botërore, Beyoncé është në prag për t’u bërë miliardere. Sipas një vlerësimi të ri nga revista Forbes, pasuria neto e këngëtares është rritur me afro 300 milionë dollarë këtë vit në 800 milionë dollarë.

Forbes vlerësoi se katalogu i këngëtares tani vlen rreth 300 milionë dollarë.
Forbes raportoi se rritja e madhe në vlerën neto të Beyoncé erdhi nga turneu, i cili u zhvillua nga maji deri në tetor dhe përfshiu 39 qytete në 17 vende, me 579 milionë dollarë të ardhura, duke e bërë atë një nga turnetë me fitim më të lartë ndonjëherë.

Të ngjashme