ShowBiz
Beyonce e zgjedh sërish Valdrin Sahitin
Demokracia
22:05 | 19 Gusht 2023

Share:

Këngëtarja e njohur Beyonce është veshur sërish nga stilisti i njohur kosovar, Valdrin Sahiti.

Këtë e ka bërë të ditur vet ky i fundit përmes një postimi në “Instagram”.

“Mbretëresha Beyonce, faleminderit që na zgjodhët edhe një herë!” tha ai.

Tutje Sahiti shtoi se Beyonce është një frymëzim për të gjithë.

“Nga performancat tuaja magjepsëse deri te mesazhet tuaja të fuqishme, ju jeni një fener i vërtetë frymëzimi”, vazhdoi ai, transmeton klankosova.tv.

Të ngjashme