Lajme
Beyer: Kjo është mënyra e vetme që Kosova dhe Serbia ta arrijnë BE-në dhe normalizimin
Demokracia
15:50 | 18 Prill 2023

Share:

Politikani gjerman, Peter Beyer, që ka shërbyer edhe si koordinator i Qeverisë Federale të Gjermanisë për raportet Transatlantike ka thënë se e vetmja mënyrë që Kosova dhe Serbia të arrijnë normalizimin dhe anëtarësimin në BE është që të respektojnë në plotëni zotimet e dala nga marrëveshja e Ohrit.

Këtë reagim Beyer e ka bërë teksa ka komentuar një reagim të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borell, lidhur me marrëveshjen e Ohrit e ku kishte kërkuar që të respektohen të gjitha detyrimet e të fillojë zbatimi sa më shpejtë të jetë e mundur.

“Kjo është rruga e vetme e mundur për të arritur bashkë normalizimin dhe anëtarësimin në BE”, ka shkruar Beyer.

Të ngjashme
Lajme • 16 Qershor 2024