Lajme
Betohet Joe Biden: Shpallet edhe zyrtarisht President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës
Demokracia
17:52 | 20 Janar 2021

Share:

Joe Biden edhe zyrtarisht është presidenti i 46-të i SHBA-së, pas betimit që bëri para pak minutash. 

Pasi u zotua të mbështesë dhe mbrojë Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara, Joe Biden zyrtarisht është betuar si president i SHBA-së, transmeton Demokracia.com

Betimi i tij për detyrë u administrua nga Gjyqtari i Gjykatës së Lartë John Roberts.

Kujtojmë se para marrjes së detyrës, Biden është zotuar të kthejë faqen në stilin e guximshëm dhe pa kompromis të Donald Trump dhe të civilizojë politikën amerikane.

Ai planifikon të kthejë menjëherë politikat kryesore të Trump, të tilla si rihyrja në Marrëveshjen e Klimës të Parisit dhe zhbërjen e tërheqjes së presidentit republikan nga Organizata Botërore e Shëndetësisë./Demokracia.com

Të ngjashme