Mbrojtësi i St. Gallenit dhe Kombëtares së Kosovës, Betim Fazliji mezi po e pret ndeshjen miqësore te Kosovës që e luan sonte kundër Lituanisë.
Anëtari i Dardanëve është grumbulluar për ndeshjet e këtij muaji, e që do të jetë pjesë edhe e dy ndeshjeve tjera me Suedinë dhe Spanjën që luhet me 28 përkatësisht 31 mars, shkruan Demokracia.com.
Mbrojtësi përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se për të është kënaqësi të kontribuoj për Kosovën dhe shpreson në rezultate pozitive.
“Gjithmonë është kënaqësi të grumbullohesh nga Kosova. Të bashkuar shpresojmë të ju gëzojmë me rezultate të mira”, ka shkruar Fazliji në llogarinë e tij në rrjetin social.
Kosova sot (e mërkure) takohet me Lituaninë, miqësore kjo që fillon në ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”. /Demokracia.com
https://www.facebook.com/betim.fazliji23/posts/856286254951491