Kosova do ta nis sonte vitin 2021 me një ndeshje miqësore ndaj Lituanisë.
Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë nga ora 20:45, “Dardanët” janë nikoqirë të Lituanisë, shkruan Demokracia.com.
Në vijën e mbrojtës, trajneri Bernard Challandes ka startuar me Florent Hadërgjonajn, Mërgim Vojvoda, Ibrahim Dresheviq dhe Fidan Aliti.
Ndërkaq, në bankën rezervë të Kosovës nuk është as mbrojtësi i St. Gallenit, Betim Fazliji.
Futbollisti shqiptar nuk do të mund të luajë sonte për shkak të një lëndimi të vogël.
“Kosovan Football” raporton se Fazliji, megjithatë, do të jetë i gatshëm për ndeshjet ndaj Suedisë dhe Spanjës. /Demokracia.com