Lajme
Beteja për vaksinat, Italia bllokon dërgimin e mijëra dozave në Australi
Demokracia
19:45 | 04 Mars 2021

Share:

Qeveria italiane ka bllokuar eksportimin e vaksinave të zhvilluara nga Oksfordi dhe AstraZeneca për në Australi.

Vendimi prek 250 mijë doza, që janë prodhuar në këtë shtet. Italia bëhet kështu vendi i parë i Bashkimit Europian që përdor rregulloren e re, që lejon ndalimin e dërgesave nëse kompanitë nuk kanë përmbushur detyrimet e tyre ndaj bllokut.

Kjo lëvizje e qeverisë italiane është mbështetur nga Komisioni Europian. AstraZeneca është drejt dorëzimit të vetëm 40% të vaksinave të dakorduara me BE-në për tre muajt e parë të këtij viti.

Kompania thotë se problemet në prodhimin e dozave kanë shkaktuar këtë mungesë në plotësimin e kontratës./A2

Të ngjashme