Lajme
“Besoj që KQZ do të mblidhet shumë shpejtë për planin operacional…” | Osmani ndërhyn në punën e një institucioni të pavarur kushtetues, i tregon si duhet të veprojë
Demokracia
19:05 | 23 Shkurt 2024

Share:

“KQZ është brenda atyre afateve të parapara me udhëzim administrativ dhe për aq sa jam e informuar në takimet e vazhdueshme të kryetarit të KQZ jemi duke proceduar me konfirmimin final të këtyre nënshkrimeve dhe besoj që shumë shpejt KQZ do të mblidhet për ta miratuar edhe atë që quhet plan operacional që parasheh datat e të gjithave procedurave tjera, përfshirë edhe kur do të mbahet largimi i kryetarëve dhe menjëherë pasi të konfirmohen rezultatet e largimit të kryetarëve të cilat kërkojnë mbi 50 për qind e të gjithë trupit votues të votojnë pro dhe nëse ndodh një gjë e tillë, brenda 30 deri 45 ditë është afat i cili unë si presidente caktoj zgjedhje të reja lokale”.

Kjo është deklarata e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, me anë të së cilës po ndërhyn publikisht në pavarësinë kushtetuese të një institucioni të pavarur kushtetues, siç është Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, shkruan Demokracia.com.

Presidentja Osmani me anë të kësaj deklarate po i tregon një institucioni të pavarur se si duhet të veprojë.

“Besoj se shumë shpejt KQZ do të mbidhet për ta miratuar atë që quhet plan operacional që parasheh datat e të gjitha procedurave tjera”, thuhet në mes tjerash nga presidentja Osmani, që tregon qartësisht ndërhyrjen publike në punët e një institucioni tjetër që është themeluar me Kushtetutë.

Osmani vazhdoi më tej deklaratën e saj duke i treguar KQZ-së se çfarë duhet të bëjë gjatë ditëve në vijim, kur përmendi se në mesin e detajeve të këtij plani operues është edhe data. “Përfshirë edhe kur do të mbahet largimi i kryetareve”, tha Osmani.

Përveç kësaj, më anë të kësaj deklarate Osmani ka konfirmuar edhe raportimet e Demokracia.com se ajo po refuzon t’i shpallë zgjedhjet për largimin e kryetarëve të veriut, duke hedhur kësisoj përgjegjësinë tek KQZ-ja. /Demokracia.com/

Konfirmohet raportimi i Demokracia.com | Presidentja refuzon t’i shpallë zgjedhjet për largimin e kryetarëve të veriut, e hedh përgjegjësinë te KQZ-ja

Të ngjashme