Lajme
Besnik Tahiri: Shpresat tona të jetës u kthyen më 12 qershor të 99-tës
Demokracia
11:34 | 12 Qershor 2022

Share:

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri ka kujtuar Ditën e Çlirimit, me një moment të jetës së tij gjatë luftës.

Tahiri në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se kohën kur ai ishte 23 vjeçar refugjatë, i humbur, pa shpresa e pa ëndrra, përcjell Demokracia.com.

“23 vite më parë unë isha një 23 vjeçar, refugjat, i humbur nga izolimi i plotë i viteve të 90-ta, pa ëndrra për të ardhmen, i tëri i pa shpresë. Më 12 qershor 1999, këto shpresa u kthyen kur hyra në vendin tim me trupat e NATO-s. Sot, asnjëri nga ne nuk duhet të tejkalojë këtë datë pa shprehur respektin e përjetshëm ndaj luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për dëshmorët tanë që ranë për liri dhe gjithsesi për ShBA-të dhe shtetet e NATO-s që ndihmuan në çlirimin e vendit tone”, ka shkruar Tahiri.

Postimi i plotë:

23 vite më parë unë isha një 23 vjeçar, refugjat, i humbur nga izolimi i plotë i viteve të 90-ta, pa ëndrra për të ardhmen, i tëri i pa shpresë. Më 12 qershor 1999, këto shpresa u kthyen kur hyra në vendin tim me trupat e NATO-s.

Sot, asnjëri nga ne nuk duhet të tejkalojë këtë datë pa shprehur respektin e përjetshëm ndaj luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për dëshmorët tanë që ranë për liri dhe gjithsesi për ShBA-të dhe shtetet e NATO-s që ndihmuan në çlirimin e vendit tonë./Demokracia.com/

Të ngjashme