Lajme
Besnik Tahiri: Raportet e komunave me qeverinë asnjëherë nuk kanë qenë më të dobësuara
Demokracia
11:02 | 28 Korrik 2022

Share:

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri është ankuar për raportet e qeverisë me komunat.

Tahiri ka thënë se asnjëherë raportet mes tyre nuk kanë qenë më të dobësuara.

Andaj, ai kërkon që urgjentisht të bëhet zgjidhje për lehtësimin e investime kapitale të komunave.

“Këtu jam për një shqetësim të komunave. Raportet e komunave me qeverinë nuk kanë qenë asnjëherë më të dobësuara në raport me projektet kapitale dhe investimet në komuna. Qeveria duhet urgjentisht që në procesin e rishikimit të buxhetit t’i adresojë kërkesat e komunave. Ajo që dihet deri tani është se investimet kapitale janë të bllokuara. Projekti i buxhetimit për vitin 2023 duhet të jetë më transparent dhe jo të jetë politik”, tha Tahiri.

Të ngjashme