Deputeti nga Aleanca për Ardhmerinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka kritikuar qeverinë që e udhëheq Albin Kurti, duke thënë së kthimi në pikën zero të ligjit të pagave është mashtrimi tjetër i qeverisjes njëvjeçare.
“Kthimi në pikën zero të ligjit të pagave është mashtrimi tjetër i qeverisjes njëvjeçare dëshmi për pazotësi & arrogancë mbi sektorin publikë” ka shkruar Tahiri, në Twitter.
Po ashtu, Tahiri ka shkruar edhe për parullën e Vetëvendosjes “Krejt dhe Drejt” për të cilën ka thënë se “paska qenë vetëm më i kap votat”.
“Parulla “Krejt dhe Drejt” paska qenë sllogan me i “kap votat” dhe jo program për të mbrojtur të drejtën elementare të zyrtarëve publikë”, ka thënë ai.
Tutje, Tahiri në postimin e tij ka bashkangjitur edhe një foto ku shihet vendimi i për themelimin e Ekipit Punues për hartimin e draftit fillestar të Projekt Ligjit për pagat në Sektorin Publik.
Kthimi në pikën zero të ligjit të pagave është mashtrimi tjetër i qeverisjes njëvjeçare & dëshmi për pazotësi & arrogancë mbi sektorin publikë. Parulla “Krejt dhe Drejt”paska qenë sllogan me i “kap votat” dhe jo program për të mbrojtur të drejtën elementare të zyrtarëve publikë. pic.twitter.com/0lsS9UV0Lh
— Besnik Tahiri (@besnik_tahiri) March 23, 2022