Lajme
Besnik Tahiri kërkon që koeficienti në Ligjin e Pagave të ketë vlerën 129 euro
Demokracia
14:44 | 14 Dhjetor 2022

Share:

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri në një konferencë për media ka folur për Ligjin e Pagave.

Ai është shprehur se ky ligj duhet të hyjë në fuqi më së largu më 1 shkurt.

Gjithashtu u shpreh se edhe procedurat e kuvendit duhet të përfundojnë sa më shpejtë.

“Ligji i Pagave duhet të hyjë në fuqi më së largu me 1 shkurt, që nënkupton procedurat në Kuvendit e Kosovës duhet të përfundojnë sa më shpejtë që është e mundur”, u shpreh tutje ai.

“Nenet që rrezikojnë të drejten e Ligjit për Paga dhe Ligjit për Zyrtarë Publik, të cilat rrezikojnë që të dergohen në Gjykatë Kushtetuese, të rregullohen mes dy leximeve në Kuvend”, përfundoi Tahiri.

Të ngjashme