Boksieri Robin Krasniqi dhe modelja Marigona Krasniqi mbrëmë kanë bërë dasmën e tyre, disa muaj pas kurorëzimit.
Dasma madhështore është mbajtur në një nga sallat luksoze në periferi të qytetit me mysafirë të shumtë, prej tyre edhe fytyra publike.
Ndër ta janë edhe politikanët Besnik Tahiri dhe Daut Haradinaj të cilët shihen duke vallëzuar së bashku me boksierin Krasniqi.
Siç dihet, Marigona është në pritje të ëmbël dhe çifti po bëhen me një djalë, përcjell Paparaci.
Më poshtë mund ta shihni videon nga dasma e Robin dhe Marigona Krasniqit.