Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, ka dalë në foltoren e Kuvendit me laptopin e tij për ta shpjeguar çmimin që pritet të rritet e që do të jetë e barabartë me Italinë sipas EUROSTAT-it.
“Po del ministrja me laptop e duhet me dalë edhe unë me laptop, këtu janë të dhënat e EUROSTAT-it, këtu e ke çmimin e Kosovës sot je e barabartë me Italinë, nuk është mirë me thanë që na po e rrisim prej 6 centëve në 22 centë barabartë me Italinë. Mos dilni me thanë të pavërteta”, tha Tahiri.
“Mimoza ti ki prirje me kanë në anën e gabume, 75 milionë janë para të taksapaguesve, 200 mijë amvisëri do të paguajnë për ata që harxhojnë nën 600 kWh”, tha Tahiri.