Mbrojtësi me përvojë i krahut të djathtë, Besnik Krasniqi, ka kaluar te Drita e Gjilanit.
Drita të hënën mbrëma ka zyrtarizuar transferimin e Krasniqit. Krasniqi te Drita është prezantuar nga drejtori sportiv, Valon Zymberi, që i ka dëshiruar sukses.
Krasniqi ka luajtur me sukses për kohë të gjatë në futbollin kosovar. Ka luajtur edhe në Shqipëri. Së fundi ishte te Prishtina, ku vlerësohej prej lojtarëve kryesorë. Vlerësohet përforcim i madh për skuadrën gjilanase.