Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi, ka vendosur që të pushojë në Antalya të Turqisë, pak ditë pasi arriti marrëveshjen për energji me Serbinë.
Ai është parë bashkë me familjen e tij në aeroportin e Antalyas, duke hipur në autobus për të vazhduar në hotelin ku ka zgjedhur të pushojë.
Njeriu më i besuar i kryeministrit Albin Kurti në qeveri dhe dialog me Serbinë, Besnik Bislimi, nuk ka qëndruar në Prishtinë për ta pritur ndërmjetësin evropian të dialogut Miroslav Lajçak. /Demokracia.com/