Besnik Berisha, avokat, në Pressing të T7, ka thënë se në një rast procedurial, prokurori Rasim Maloku kavjedhur autorizimin.
Ai ka thënë se Rasim Maloku ka falsifikuar fakte. Sipas tij ai duhet të shkojë në burg.
”Prokurori e ka vjedhur autorizimin nga kjo, e ka vjedhur një pika pika, e ka vjedhur. Nga kjo çështje e ka kontrabandu një çështje tjetër”, ka thënë ai.
Tutje, Berisha ka thënë se Maloku ka manipuluar me prova, ka bërë mashtrim me gjykatën si dhe ka abuzuar me detyrën.
Për këtë, sipas avokatit Berisha Rasim Maloku ”është kriminel”, duke thënë se veprimet që i ka ndërmarrë ndaj tij janë për shkak të kritikave ndaj pushtetit.
”Manipulim me prova, mashtrim me gjykatën, abuzim me detyrën. Prandaj duhet të shkoj në burg. Për këtë arsyeje është kriminel, jo që me ka ardhur mua shtëpia. Ai do të duhej t’i shkonte çdokujt që bën krim, jo për ata që flasin kundër pushtetit”, ka thënë ai.
Po ashtu, ai ka thënë se Rasim Maloku ”ka kryer dy krime ndaj tij”.
“Dy krime i ka bërë Rasimi, më ka penguar nga ushtrimi i profesionit, e ka provuar një person me duar të lidhura të prezantohet, të mbrohet, përfaqësohet nga avokati sipas zgjedhjes së tij dhe e ka vënë në lajthitje gjyaktën në Ferizaj dhe në Pejë që gjëja unë jam i përfshirë në 58/22 duke mbrojtur zotëri Arben Çitakut”, ka thënë Berisha.