Lajme
“Besnik, a po rri me votu bile, se vetë e propozove”, Konjufca s’e ‘lejon’ të dalë deputetin e AAK-së
Demokracia
13:16 | 22 Dhjetor 2022

Share:

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, propozoi një amendament në seancën e sotme të Kuvendit.

Pas propozimit, Tahiri, që s’u kap nga kamera e Kuvendit, duket se dëshiroi të dalë nga salla dhe të mos e presë votimin për amendamentin që e propozoi vetë.

Për këtë i ka reaguar kryeparlamentari Konjufca.

“Besnik, a po rri me votu bile, se vetë e propozove… s’bon me u dorëzu deri në fund. Ulu, të lutem!”, i tha Konjufca që si zakonshëm shkaktoi të qeshura në Kuvend.

Të ngjashme